75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 18 Qershor 2024 / AR

Shuhet ikona e filmit francez

Aktorja franceze Anouk Aimée ka ndërruar jetë ditën e sotme në vendlindjen e saj në Paris.

“Së bashku me vajzën time Galaad dhe mbesën time Mila, duhet të njoftojmë me pikëllim të thellë se nëna ime Anouk Aimée ka ndërruar jetë”, shkroi Manuela Papatakis, vajza e aktores franceze Anouk Aimée, në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Isha shumë afër saj kur ajo vdiq këtë mëngjes në shtëpinë e saj në Paris,” shtoi ajo. Aimée ishte 92 vjeç.

Anouk Aimée lindi më 27 prill 1932 me emrin Nicole Françoise Florence Dreyfus si vajza e një çifti aktorësh. Ajo bëri debutimin e saj në film në moshën 14-vjeçare në “La Maison sous la mer”. /Indeksonline/

Anouk Aimée lindi më 27 prill 1932 me emrin Nicole Françoise Florence Dreyfus si vajza e një çifti aktorësh.