75 Mall Live Search
23:32 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / AR

Shuhet kitaristi legjendar

Jeff Beck, legjenda e kitarës që bëri emër për herë të parë në vitet ’60, ka ndërruar jetë.

Ditën e sotme familja e tij doli me njoftim: “Në emër të familjes, me dhimbje të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Jeff Beck. Ne kërkojmë privatësi ndërkohë që e kemi të vështirë ta pranojmë këtë humbje të madhe”.

Vdekja e tij ishte e papritur për shumë njerëz, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Beck sapo bëri një seri shfaqjesh me mikun e tij të vjetër, Johnny Depp.

Johnny dhe Beck publikuan një kopertinë të “Isolation” të John Lennon në 2020./Indeksonline/