Shuhet klubi i basketbollit Drita

Lajm i trishtë për dashamirët e klubit të basketbollit Drita.
Kapiteni i skuadrës, Qëndrim Demi ka konfirmuar shuarjen e KB Dritës, përmes një postimi në “Facebook” pas problemeve të shumta financiare.

Kujtojmë që muaj më parë, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në një postim në “Facebook”, kishte thënë se klubi kishte zgjedhur problemet financiare, dhe se do t’i kthehej majave të basketbollit vendor./IndeksOnline/