75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / AR

Shuhet kurioziteti, ja kush do ta trashëgojë pasurinë e Matthew Perry-t

Pas ndarjes nga jeta e aktorit të famshëm, Matthew Perry-t, të gjithë kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se familja e të ndjerit është duke planifikuar që pasurinë e Perry-t t’a ndajë për njerëzit në nevojë.

Në një njoftim thuhet se familjarët dëshirojnë që të nderojnë trashëgiminë e Matthew-t.

“Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”, theksohet në deklaratën e familjes së aktorit të ndjerë.