75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 13 Korrik 2025 / AR

Shuhet në moshë të re tiktoker-i i famshëm

Influencuesi meksikan dhe përdoruesi i TikToker-it, Aldo Miranda, i cili ndiqej nga mbi 10.2 milionë njerëz në TikTok, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në La Paz, në shtetin meksikan Baja California Sur.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga zyrtarët vendas dhe ekipi i tij i menaxhimit.

Miranda ishte një sensacion në internet, përmbajtja e të cilit përqendrohej në video gazmore dhe humoristike, skeçe, reagime ndaj postimeve virale dhe herë pas here në sfida vallëzimi.

Përveç karrierës së tij të suksesshme në mediat sociale, Miranda punoi si mësues.

Ekipi i tij menaxhues konfirmoi lajmin për vdekjen me një postim emocionues në Instagram.

“Është e vështirë për t’u shkruar. Aldo Miranda ishte një nga ata njerëz që takuam falë internetit, por me kalimin e kohës u shndërrua në një miqësi të vërtetë. Ndonjëherë betejat e brendshme janë të heshtura dhe nuk arrijmë të shohim gjithçka që dikush mbart brenda. Aldo zgjodhi të largohej herët dhe, megjithëse dhemb, duam ta kujtojmë me dashurinë, dritën dhe gëzimin që la brenda nesh. Do të na mungosh më shumë sesa mund ta imagjinoni”, thuhet në postim.