Shuhet në moshën 37-vjeçare këngëtarja e njohur
Këngëtarja britanike Lauren Bennett, një nga zërat kryesorë në hitin “Party Rock Anthem” të grupit LMFAO nga viti 2011, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një postimi në Instagram nga ish-grupi i saj muzikor, G.R.L.
“Me një pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren-it tonë të dashur. Zemrat tona janë thyer dhe është e pamundur të përshkruajmë me fjalë sa shumë do të thoshte ajo për ne”, thuhet në deklaratë.
Në njoftim nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes, ndërsa përfaqësuesit e Bennett-it nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së BBC-së për koment.

