75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 14 Prill 2025 / S Z

Shuhet në moshën 90-vjeçare aktorja e njohur britanike

Aktorja dhe bashkëkrijuesja e filmit “Upstairs, Downstairs” Jean Marsh ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Ylli britanik fitues i çmimit Emmy gjithashtu bashkëkrijoi serialin dramatik historik “The House Of Eliott”.

“Jean ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtratin e saj, e përkujdesur nga një prej ndihmësve të saj të dashur”, deklaroi miku i saj, regjisori Michael Lindsay-Hogg në një deklaratë.

”Mund të thuash që ishim shumë të afërt për 60 vjet. Ajo ishte aq e mençur dhe gazmore sa askush që kam takuar ndonjëherë, dhe shumë e bukur dhe e sjellshme dhe një aktore dhe shkrimtare e talentuar”, shtoi ai.

Marsh ishte më e njohur për interpretimin e rolit të Rose në serialin televiziv dramatik britanik “Upstairs, Downstairs”, të cilin e krijoi bashkë me Eileen Atkins.