75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 29 Janar 2024 / AR

Shuhet nga jeta aktorja e famshme

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare aktorja italiane Sandra Milo. 

Këtë e ka bërë të ditur familja e saj të hënën. Milo u bë e njohur kryesisht për rolin e saj në filmin Otto e mezzo të regjisorit Federico Fellini, transmeton Indeksonline.

Milo vdiq nga pleqëria në shtëpinë e saj në Romë.

Aktorja konsiderohej si një nga yjet më të rëndësishme të filmit të viteve 1950 në Itali. 

Ajo luajti në Otto e mezzo (1963) së bashku me aktorin Marcello Mastroianni. Ky rol i dha edhe famë ndërkombëtare. Pas përfundimit të karrierës së saj kinematografike, Milo herë pas here shfaqej në televizion si prezantuese./Indeksonline/