Shuhet producenti i njohur

Ka vdekur producenti muzikor Quincy Jones. Lajmin e bëri të ditur “AP”.
“Sonte, me zemër të thyer, duhet të ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të babait dhe vëllait tonë Quincy Jones. Edhe pse kjo është një humbje e pabesueshme për familjen tonë, ne festojmë për jetën e mrekullueshme që ai jetoi dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai”, shkruan familja në një deklaratë.
Publicisti i Jones, Arnold Robinson, konfirmoi vdekjen, duke thënë se legjenda e muzikës vdiq në shtëpinë e tij në Bel Air, pranë familjes./Indeksonline/