11:59 / E Martë, 16 Gusht 2022 / C E

Shuhet skuadra e dytë më e trofeshme në Kosovë

Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori.
Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.

Indeksonline mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative.

Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero.

Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.

Besa ka fituar tri herë Superligën e Kosovës derisa tri herë të tjera është shpallur kampion i Kupës së Kosovës. /IndeksOnline/