Shuhet zjarri/ Dëme të mëdha materiale në një lokal në kryeqytet

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë e më pas ta fikin zjarrin që shpërthyer në një lokal afër “Hotel Grand” në Prishtinë.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk është raportuar për të lënduar, shkruan IndeksOnline.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e këtij rasti./IndeksOnline/


