75 Mall Live Search
18:52 / E Martë, 08 Qershor 2021 / k.v

Shuhet zjarri në shtëpinë e pabanuar në kryeqytet

Zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi të pabanuar në kryeqytet tashmë është shuar nga zjarrfikësit e Prishtinës.

Policia ka njoftuar se asnjë person nuk është lënduar në këtë rast.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.