75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Shuhet zjarri në Fushë Kosovë, objekti u bë “shkrum e hi”

Një objekt biznesor ka marrë flakë të premten në mesditë në dalje të Fushë Kosovës, saktësisht në Miradi të Ulët.

Tymi i zi u përhap me të madhe në këtë pjesë, mirëpo tanimë zjarri është shuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një objekt i madh u bë shkrum e hi nga zjarri./IndeksOnline/