75 Mall Live Search
13:05 / E Shtunë, 14 Shtator 2024 / FR

Shujta të nxehta për nxënësit, kalon në asamble propozimi i Lushaku-Sadriut

Nënkryetarja dhe Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në seancën e djeshme të Asamblesë së Kryeqytetit ka propozuar subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me 126 mijë euro.

Lushaku-Sadriut, përmes një postimi në facebook tha se ky vendim konkretisht mbulon shpenzimet e mini kuzhinave në pesë shkolla fillore, ku do të implementohet mësimi tërëditor.

“Kjo mbështetje e Komunës është një hap vendimtar për të siguruar vazhdimësinë e procesit të ofrimit të shujtave të ngrohta për nxënësit, ashtu siç është parashikuar në planet tona!

Falenderoj të gjithë asambleistët, që unanimisht e përkrahën me votë këtë vendim, që i shërben drejtpërdrejt mirëqenies së fëmijëve tanë në shkolla”, ka shkruar Lushaku-Sadriut./Indeksonline/