Shukri Buja bën homazhe në Kleçkë, vlerëson lart jetën dhe veprën e Ismet Jasharit-Kumanovës

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit për zgjedhjet e 12 tetorit, Shukri Buja ka bërë homazhe për dëshmorët e brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”.
Buja së bashku më vëllanit e Ismet Jasharit, Xhemajl Jasharin dhe ish- deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nderuan përvjetorin e përjetësisë së heroit kombëtar.
Sipas Bujës, jeta, vepra dhe lufta e Kumanovës mbeten faqe e ndritur krenarie, e frymëzim për gjeneratat që ecin me përkushtim në rrugën e lirisë dhe të dinjitetit kombëtar.