09:26 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shukri Buja dënohet me 2 vjet burgim, flet avokati Koci

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, është dënuar sot me dy vjet burgim.

Avokati i tij, Arianit Koci, pas seancës gjyqësore ka thënë se gjykata nuk i ka dhënë kohën e duhur që të përgatitet për rastin pas seancës së fundit, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, ai tha se gjykata nuk i ka përfilluar rekomandimet e Gjykatës së Apelit.

“Në këtë vendim kemi shkelje të natyrës procedurale dhe atë materiale.

Natyrisht se do të ushtroj ankesë.

Nga gjykata e shkallës së parë nuk janë përfillur rekomandimet e Gjykatës së Apelit.

Na është refuzuar kërkesa për prova të reja dhe nuk janë nxjerr prova për ta vërtetuar dashjen e klientit tim. Për më tepër, janë shkelur edhe të drejtat e mbrojtjes.

Nuk janë përfillur rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe mua nuk më është ofruar koha e duhur që të përgatitesha për rastin prej momentin kur e kam pranuar procesverbalin prej seancës së fundit. Unë kam pasur vetëm dy orë kohë dhe gjykata nuk ka dhënë kohë një ose 2 ditë.

Do të shoh se si do ta bëj arsyetimin gjykata dhe besoj se nuk do ta ketë punë të lehtë ta arsyetojë atë”, ka thënë ai./IndeksOnline/