Shukri Buja ftohet që të dëshmojë në Hagë: Udhëtova pa dëshirën time, ishte e detyrueshme të paraqitesha

Ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja ka bërë të ditur se sot pa dëshirën e tij ka udhëtuar me ftesë të detyruar për paraqitje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Buja ka thënë se UÇK ishte e shenjtë, dhe ishe kundër pushtuesve, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.
\\Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshiren time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë.UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës.Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarsinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg.Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!\\, ka shkruar Shukri Buja./Indeksonline/