Shukri Buja kthen në PDK familjen Pacolli: Ishin votues tradicional të LDK-së, tash iu bashkuan ekipit fitues

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar sot se familja Pacolli nga fshati Smallushë i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas Bujës, Nehat Pacolli, ndërmarrës i njohur dhe deri më tani mbështetës i LDK-së, së bashku me familjen e tij të gjerë, kanë vendosur të përkrahin vizionin e tij për Lipjanin.
“Ky është një hap i madh dhe një dëshmi e qartë se rruga e fitores është vetëm tek PDK-ja. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e fuqishme nga familja e madhe Pacolli. Mirësevini, e na priftë e mbara!”, ka shkruar Buja.