75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / BA

Shukri Buja: Ne po rikthehemi për më mirë për Lipjanin – Fitorja është e jona

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se është mirëpritur nga banorët e Janjevës, Akllapit, Teqja dhe Brusit.

Buja ka thënë se banorët e kësaj zone e dinë mirë kush e kryen punë.

Postimi:

Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush kryen punë.

E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete.

Prandaj, sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në.

Ne po rikthehemi.

Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin.

Po rikthehemi për më mirë për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin.

Fitorja është e jona!