Shukri Buja premton ndërtimin e pishinave shkollore në Lipjan dhe fshatra

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar ndërtimin e pishinave moderne shkollore për nxënësit e kësaj komune.
Ai tha se edukimi i fëmijëve nuk përfundon vetëm në bankat e shkollës, andaj në vizionin e tij është përfshirë mësimi i notit për çdo nxënës në Lipjan.
Sipas tij, pishinat do të ndërtohen jo vetëm në qytet, por edhe në disa fshatra, përfshirë Shalën, Magurën, Janjevën, Dobrajën e Madhe, Gadimen dhe Sllovin.
Buja theksoi se këto pishina do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, me transport të organizuar nga komuna.
“Kjo nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë,” tha ai.
Postimi i plotë:
Edukimi i fëmijëve tanë nuk mbaron vetëm në bankat e shkollës.
Prandaj, në vizionin tonë kemi paraparë që çdo fëmijë në Lipjan të mësojë edhe notin.
Do të ndërtojmë pishina shkollore moderne, jo vetëm në qytet, por edhe në Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë të Madhe, Gadime dhe Sllovi.
Ato do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, përmes transportit të organizuar nga komuna.
Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë.