Shukri Buja premton para futbollistëve: Në mandatin tim si kryetar, sporti do të jetë prioritet i veçantë

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja, i ka premtuar sportistëve se do të jenë prioritet i tij nëse merr mandatin e kryetarit të komunës.
Ai këtë deklaratë e bëri pasi përcolli stërvitjet e KF Gadimja.
“Pata kënaqësinë të përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin.
Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë, sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes”, shkroi Buja.