75 Mall Live Search
20:11 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / Z S

Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica, duke e kthyer atë nga një hapësirë e degraduar në një zonë të gjelbër dhe funksionale për qytetarët.

Sipas Bujes, projekti do të realizohet në anën e majtë të rrugës “Hajredin Bajrami” dhe përfshin ndërtimin e shtigjeve për ecje e çiklizëm, kënde lojërash për fëmijë, hapësira për relaks si dhe gjelbërim të ri.

“Ky nuk është vetëm rregullim i një shtrati lumi, por investim në cilësinë e jetës, në mirëqenie, në kohën e lirë dhe në qytetin që duam t’ua lëmë brezave të ardhshëm”, u shpreh Buja.