Shukri Buja prezanton projektin: Dy rrethrrotullime të reja dhe nënkalime moderne për hyrje të sigurta në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar një projekt madhor infrastrukturor që synon të transformojë hyrjet kryesore në qytet dhe të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë rrugore.
Sipas Bujës, projekti parasheh ndërtimin e dy rrethrrotullimeve të reja, në pikat më të rëndësishme hyrëse të qytetit, të cilat do të ndërtohen me standarde të reja urbane, duke përfshirë edhe nënkalime për këmbësorë dhe shtigje për çiklistë.
“Prandaj, do të ndërtojmë dy rrethrrotullime të reja, në pikat më të rëndësishme hyrëse të qytetit – me standarde të reja urbane, për qarkullim të lehtësuar dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Lipjani ka nevojë për hyrje të denja, moderne dhe të sigurta. Ky projekt nuk është vetëm një ndërhyrje infrastrukturore, por një hap i guximshëm drejt një Lipjani që lëviz më lirshëm, më sigurt dhe më shpejt drejt së ardhmes,” u shpreh Buja.