75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / S Z

Shukri Buja siguron mbështetjen e PAI-së për zgjedhjet lokale në Lipjan

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Ashkalinjëve për Integrim (PAI), për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2025.

Me këtë marrëveshje, PAI ka vendosur që të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal të Lipjanit, por t’i japë mbështetje kandidaturës së Bujës për kryetar komune.

“Çdo ditë e më afër fitores! Ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës sonë”, ka deklaruar Buja pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai ka shtuar se, në rast të fitores, do të angazhohet që gjatë mandatit të tij qeverisës të përfshijë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojë përfaqësim të drejtë institucional.

Bashkëpunimi ndërmjet PDK-së dhe PAI-së shihet si një hap i rëndësishëm për konsolidimin e mbështetjes elektorale të Bujës në prag të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Çdo ditë e më afër fitores!


Sot, kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan dhe Partisë Ashkalinjëve për Integrim (PAI).

Me këtë marrëveshje, PAI vendos që në zgjedhjet lokale të vitit 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit.


PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional.
Ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës sonë.