Shukri Buja takon mërgimtarët nga Gadimja, diskutojnë sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e Lipjanit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me mërgimtarët nga Gadimja që jetojnë dhe punojnë në vendet e Perëndimit.
Në takim, Buja ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, dhe Argjendi, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale nga Gadimja.
”Biseduam hapur për sfidat që i preokupojnë mërgimtarët, si dhe për mundësitë që duhet shfrytëzuar bashkërisht për zhvillimin e vendlindjes” ka shkruar Buja./Indeksonline/