75 Mall Live Search
21:14 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

Buja merr mbështetje masive në Topliqan dhe Grackën e Vogël

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, në tubimin e mbajtur sonte në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, tha se zëri i qytetarëve është i qartë:

Ujë 24/7 për çdo familje; Shkolla moderne ku fëmijët marrin dijen në kushte dinjitoze; Çerdhe dhe kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim; Rrugë të sigurta dhe transport publik që lidh çdo lagje me qytetin; Parqe, shetitore e kënde lojërash ku familjet kalojnë kohë së bashku.

“Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm – është përgjegjësi. Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë: fitorja është e jona!” u shpreh Buja.

#PDK191
#LipjaniMeritonMëMirë./Indeksonline/