Shukri Buja viziton bizneset e vogla të Lipjanit, thotë se janë garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit Shukri Buja, sot ka vizituar bizneset e vogla në Lipjan, për të cilat ka thënë se janë motori i vërtetë i ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve.
Ndërsa ka thënë se bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së Lipjanit.
“Sot vizituam bizneset e vogla në Lipjan, motorin e vërtetë të ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve tanë. Për ne, bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së Lipjanit. Ato do të jenë gjithmonë në fokusin tonë të përkrahjes, sepse përmes tyre ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, ka thënë Buja.
Vizitën ai e përmbylli me një drekë tradicionale te “Daja”, në sheshin Adem Jashari.