14:11 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shuma marramendëse që Napoli kërkon për Koulibalyn

Gazetat angleze shkruajnë se Man Unitedi është i përgatitur që të ofrojë 100 milionë euro për Kalidou Koulibaly, por kjo nuk mjafton për Napolin.

Sipas The Times, zyrtarët e klubit kanë diskutuar me Napolin dhe i kanë ofruar rreth 100 milionë euro.

Por, kjo shumë konsiderohet e ulët nga Napoli, klub i cili kërkon të paktën 120 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Kjo vlen për afatin kalimtar dimëror, pasi që çdo ofertë për mbrojtësin në janar do të refuzohet.

Trjneri, Carlo Ancelotti është duke e drejtuar Napolin në vendin e dytë në Serie A pas Juventusit, derisa javën e ardhshme mund ta sigurojë një vend për fazën tjetër të Champions League.

Dhe nëse një lojtar i Napolit shitet në mes të sezonit, ai është Elseid Hysaj, i cili duket se do të kalojë te Chelsea./IndeksOnline/