Shumë afër marrëveshja, Marcelo te Juventus, Reali transferon yllin argjentinas
Mediat italiane e kanë afruar marrëveshjen mes Juventusit dhe Real Madridit për Marcelon. Insistimi i brazilianit për tu bashkuar me Ronaldon te Juve nuk do të pengohet nga skuadra madrilene.
Madje, Reali thuhet se është në bisedime për të gjetur zëvëndësuesin e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Ajax, Nicolas Taglaificio.
“TuttoSport” shkruan sot se Marcelo do të jetë përforcimi i parë për Juventusin në verë, ndërsa synim mbetet edhe ardhja e Zidane si trajner.
Për këtë pazar, raportohet se është duke punuar mjaft edhe Cristiano Ronaldo./Indeksonline/
