Shumë aktiv, por kjo gjë u iki ish-kryetarëve të komunave

Kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, por disa ish-kryetarë të komunave ende mbajnë postin e kryetarit, në Facebook.
Në biografinë e tyre te profilet zyrtare, akoma figuron si “kryetar komune”.
Indeksonline ka kapur këtë detaj, ku shohim që nuk janë rifreskuar të dhënat ani pse ata janë shumë aktiv.
Ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit duket se kjo gjë i ka ikur nga syri i tij shqiponjë.

Këtë gjë nuk e ka vërejtur as ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ani pse dje postoi diçka.

Si “kryetar komune” po “jetojnë” në Facebook edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova, ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi./Indeksonline/



