75 Mall Live Search
18:25 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / AR

Shumë dashuri nesër te “Guxo”, Lista e Donika Gërvalles regjistrohet si parti

Nesër nuk do të jetë vetëm Dita e të dashuruarve për Listën Guxo.

Kjo pasi që Lista Guxo nesër do të regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu pohojnë burimet e Indeksonline, e që data e nesërme, 14 shkurti, padyshim që sjellë më shumë dashuri tek ta.

Pikërisht në këtë datë, një vit më parë, Lista Guxo mori pjesë për herë të parë në zgjedhje bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Guxo së bashku me VV korrën një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit, ku dolën si partia fituese me mbi 50 për qind të votave./Indeksonline/