Shumë dashuri nga Shaqiri, tregon historitë e tij dhe e bën për të qeshur publikun
Xherdan Shaqiri përveç që është një lojtar shumë i mirë është edhe një njeri me zemër të madhe.
Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit shpesh është parë në takime me fëmijë ose me persona në nevojë dhe stili i tij e ka bërë të dashur për publikun.
Ylli i Liverpoolit ka bërë një intervistë me gazetarin e Sky Sportit, Geoff Shreeves para një grupi njerëzish.
Ai ka treguar për arritjet e tij dhe gjëra nga jeta personale ndër vite si futbollist.
Shaqiri me batutat e tij disa herë i ka bërë të qeshin të pranishmit në këtë intervistë. /IndeksOnline/