21:49 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / G T

Shumë emocione, pjesa e parë mbyllet mes Italisë dhe Shqipërisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.

Kombëtarja e Shqipërisë ishte ajo e para që shënoi për 1:0 me anë të Nedim Bajramit, që ishte goli më i shpejt në histori, shkruan Indeksonline

Image

Por, ekipi i Spallettit u rikthye në lojë shpejtë dhe shënoi dy gola për të kaluar në epërsi.

Golin e barazimit fillimisht e shënoi mbrojtësi Bastoni në minutën e 11’të dhe më pas Barella në minutën e 16’të shënoi të dytin.

Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në “Iduna Park” dhe po mbretëron një atmosferë fantastike nga tifozët “kuqezi”./Indeksonline/