Shumë femra në Zelandën e Re vendosin shami, për t’u solidarizuar me myslimanët
Një javë pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re kur një i armatosur la të vdekur 50 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, shumë gra kanë vendosur shami për të përkrahur komunitetin mysliman.
Thaya Ashman, një mjeke, krijoi Shaminë për Haromoni, pasi mori vesh se një grua myslimane po frikësohet të vendosë shaminë pasi mendoi se do të jetë cak i dhunës pas sulmit terrorist.
Ashman, e cila paraprakisht u konsultua me Këshillin Mysliman të Grave në Zelandë të Re, tha se ishte një gjest që gratë jomyslimane të shprehin solidaritet derisa vendi po përballet me pasojat e sulmit terrorist.

“Unë doja që t’u thosha: Ne jemi me ju, ne duam që ju të ndiheni si në shtëpi kur jeni në rrugë, ne ju duam, përkrahim dhe respektojmë juve”, i tha Ashman Reuters.
Gratë të cilat iu bashkuan lutjeve në hapësirën e jashtme të xhamisë Al Noor në Christchurch, ku shumica e viktimave u vranë, po mbanin shami si shenjë respekti.

Të tjerë në Zelandën e Re, duke përfshirë edhe gazetarët u bashkuan me këtë gjest dhe ndanë fotografi në mediat sociale.

