75 Mall Live Search
21:28 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shumë femra zmadhojnë gjinjtë, kirurgët britanikë paralajmërojnë për dëmet anësore

Femrat duhet të paralajmërohen për sëmundjen e implantit të gjirit

Femrat që kanë bërë implante të gjinjëve duhet të paralajmërohen për mundësinë e dhimbjeve kronike dhe lodhjen ekstreme ka thënë Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë.

Mijëra femra në forume online kanë thënë që ato kanë vuajtur nga sëmundja e imlpanteve të gjinjëve (BII), shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Aktualisht sëmundja e implantit të gjinjëve nuk është zyrtarizuar ende mirëpo disa gra që besojnë se e kanë pasur kanë thënë që ato janë ndjerë mirë vetëm atëherë kur i kanë larguar implantet.

Megjithatë deri më tani janë kryer milion operacione të implantit të gjinjëve në Britani të Madhe dhe kirurgët theksojnë që shumica e pacienteve janë të kënaqura me rezultate.

Po ashtu një numëri i konsiderueshëm grash thonë që ato nuk kanë qenë të paralajmëruara për komplikimet që mund të kalojnë pas implantit të gjinjëve./Indeksonline/