Shumë gola e pa fitues në ndeshjen në mes të Gjermanisë dhe Zvicrës

Gjermania dhe Zvicra kanë luajtur baraz në ndeshjen e rundit të katërt të Ligës së Kombeve.
Skuadra e Low barazoi me rezultat 3-3 kundër asaj të Petkovic edhe pse ishte dy herë në disavantazh.

Zviceranët kaluan në epërsi të dyfishtë që në fillim të ndeshjes.
Gavranovic shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e pestë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Freuler në minutën e 26-të.
Golin e parë për gjermanët e shënoi Werner në minutën e 28-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Gjermania barazoi rezultatin në minutën e 55-të me annë të Havertz.
Zvicra kaloi edhe një herë në epërsi dy minuta më vonë me anë të Gavranovic.
Por golin e fundit dhe të barazimit për Gjermaninë e shënoi Gnabry me një lëvizje mjaftë të bukur.
Me këtë barazim, Gjermania tashmë ka 6 pikë në vendin e dytë derisa Zvicra mbetet e fundit me 2 pikë. /IndeksOnline/
