75 Mall Live Search
19:43 / E Premte, 31 Janar 2025 / MSH

Shumë gra e vajza i bashkohen vizionit të ministrit Krasniqi

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës sot u mblodh në Gjakovë.

Në krye me Elbert Krasniqin, kandidatët për deputet nga radhët e kësaj partie u takuan me vajza dhe gra gjakovare, me të cilat bashkëbiseduan për programin e IRDK-së.

“Natyrisht, Pranvera, Aida dhe Medina janë vetëm tri nga shumë shembujt se gratë kanë mbështetje të veçantë në IRDK, andaj mbështetja nga gratë për gratë është kërkesë e domosdoshme dhe nevojë e jashtëzakonshme!”, u shpreh Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në Gjakovë, në tubimin e radhës me gra dhe vajza, bashkëbiseduam për programin tonë i cili ka në prioritet fuqizimin e gruas. Natyrisht, Pranvera, Aida dhe Medina janë vetëm tri nga shumë shembujt se gratë kanë mbështetje të veçantë në IRDK, andaj mbështetja nga gratë për gratë është kërkesë e domosdoshme dhe nevojë e jashtëzakonshme!