75 Mall Live Search
22:18 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Shumë gra u vranë e shumë u dhunuan, shifrat po rriten

Rasti i Diana Kastratit nuk është i vetmi. Ndër vite janë vrarë Zejnepe Bytyqi, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Valbona Ndrecaj, Dafina Zhubi, Sebahate Morina e shumë të tjera. Madje vetëm në muajin shkurt janë evidentuar 144 raste të dhunës në familje. Kurse në vitin 2020 në total ishin 2069 raste të tilla.

Rrjeti i Grupit të Grave thotë se kjo dukuri të mënjanohet duhet që kohë pas kohe të kërkohet llogari nga institucionet përgjegjëse.

Në raportin e 24 orëve të fundit të policisë bëhet e ditur për pesë raste të dhunës në familje të raportuara në polici të cilat janë në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj dhe Malishevë.

Statistikat nga Policia e Kosovës tregojnë se në janar të këtij viti janë evidentuar 166 raste të dhunës në familje përderisa në muajin shkurt janë evidentuar 144 raste.