“Shumë i ëmbël”, mbesa ia zbulon zakonin Trumpit
Kai Trump thotë se gjyshi i saj Donald Trump e telefonon shpesh. Të premten, ajo postoi një video nga mbrëmja e maturës në YouTube, përfshirë një regjistrim të një prej bisedave të tyre telefonike.
Ndërsa po i rregullonin flokët, Kai iu përgjigj telefonit dhe i tha Trump: “Në rregull, të dua. Mirupafshim”, transmeton Indeksonline.
Pas telefonatës, ajo qeshi dhe i tha parukieres: “Shumë ëmbël. A nuk është e ëmbël që ai më telefonon sa herë që do?” Ajo shtoi se e ka të ruajtur si “Gjysh” në telefonin e saj.
“Ai është vërtet gjysh, betohem. Ai kthehet nga Kina dhe më telefonon. E di, shumë, shumë i ëmbël”, tha Kai./Indeksonline/

