75 Mall Live Search
15:26 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Shumë i emocionuar, Thiago Silva fillon të qaj kur merr një çmim nga Chelsea

Thiago Silva është duke zhvilluar sezonin e tij të fundit me fanellën e Chelseat, pasi edhe zyrtarisht do të largohet nga Blutë e Londrës.

Mbrëmë ekipi londinez mbajti një ceremoni në lidhje me fundin e sezonit dhe ndau disa çmime për futbollistët meshkuj dhe femra, shkruan Indeksonline

Image

Në këtë mbrëmje u nda një çmim edhe për mbrojtësin brazilian, Thiago Silva.

Ai u paraqit në skenë por nuk i ndalte lotët, duke treguar dashuri të madhe për fanellën e Chelseat.

Kujtojmë që Thiago Silva do t’i bashkohet skuadrës nga Brazili, Fluminense – aty ku ka filluar gjithçka./Indeksonline/