75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Shumë “lekë”, Reali po largohet nga Alaba

David Alaba ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni, duke mos pranuar rinovimin e kontratës, pasi synon një pagë dy apo tri herë më të lartë se ajo që i ofrojnë bavarezët.

Janë disa klube të mëdha që interesohen për shërbimet e mbrojtësit austriak, i cili mund të përshtatet edhe si mesfushori, por do theksuar se gara po ngushtohet, kjo për shkak të pretendimeve të larta financiare të Alabasit.

Së fundmi nga Spanja mësohet se një tjetër klub është tërhequr nga gara për të afruar yllin e Bayernit, që në fund të sezonit është lojtar i lirë dhe që nga janari mund të negociojë me klubin e ri.

AS-i raporton se Real Madridi e ka shumë të vështirë të plotësojë kërkesat e tij financiare dhe është tërhequr nga gara për të fituar shërbimet e 28-vjeçarit.

Për momentin PSG-ja duket i vetmi klub, që mund të përballojë “oreksin” financiar të Alabasit, edhe pse për të ka interes edhe nga Manchester City.