75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / G T

“Shumë ndeshje”, Marc Cucurrella ankohet për orarin e ngjeshur: S’jemi robot!

Shumë ndeshje, shumë ndeshje!” Ky është shqetësimi më i madh i futbollistëve gjatë këtij viti kalendarik.

Marc Cucurrella, gjatë një interviste për Cope-n tha se lojtarët nuk janë robotë dhe se orari i ngjeshur i ndeshjeve po ndikon në lëndimet e futbollistëve, shkruan Indeksonline

“Shumë ndeshje. Ne s’jemi robotë. Prandaj po shohim edhe shumë lëndime. Kemi Carvajalin dhe Rodrin, kjo është shumë keq”, u shpreh Cucurrella

Futbollisti i Chelseat po kalon momente të mira me blutë e Londrës këtë edicion dhe krejt kjo falë formës së vazhdueshme që pati edhe me Spanjën në Euro 2024./Indeksonline/