Shumë oferta në tavolinë, Lumbardh Dellova afër marrëveshjes me klubin nga Bundesliga

Lumbardh Dellova afër marrëveshjes me një skuadër nga Bundesliga e Gjermanisë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është shumë pranë largimit nga CSKA Sofia e Bullgarisë vetëm pas një sezoni.
Indeksonline mëson se një skuadër gjermane është shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin “dardan”.
Klubi ende nuk është bërë i ditur për shkak të bisedimeve të avancuara mes lojtarit, agjentit dhe klubit.

Për Dellovën të interesuara janë edhe skuadra tjera, duke përfshi këtu edhe Rizesporin e Superligës së Turqisë.
🚨 Çaykur Rizespor’umuz, CSKA Sofia’dan Lumbardh Dellova ile ilgileniyor. pic.twitter.com/vTBRmIQKzJ
— yes context rizespor (@yescontextrize) June 9, 2025
26-vjeçari te CSKA Sofia ishte transferuar nga skuadra e Ballkanit për 700 mijë euro, duke përfshi këtu të gjitha bonuset.
Për pak kohë ai ra në sytë e shumë skuadrave, sidomos me paraqitjet tejet pozitive që kishte me Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/
