Shumë pak metra larg njëra-tjetrës, ndodhin dy aksidente mbi unazën qendrore të Prishtinës

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të kryeqytetit.
Të dy këto aksidente kanë ndodhur mbi unazën qendrore, në Lakrishtë, shkruan IndeksOnline.
Aksidentet janë shkaktuar si pasojë e pakujdesisë, teksa njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga këto aksidente të ndara, ndërsa policia ka nisur procedurat e nevojshme hetimore.
IndeksOnline ju sjell pamje: