Shumë persona ende nën rrënoja, familjaret presin lajme në ankth
Po vazhdon edhe tani gërmimi për të nxjerr personat e mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Thumanën e Durrësin.
Ekipi i Indeksonline nga vendi i ngjarjes raporton se gërmimet po vazhdojnë edhe tani ndërsa familjarët e personave të mbetur nën rrënoja po presin lajme për të afërmit e tyre.

Ata ndodhet në ankth që nga orët e hershme të mëngjesit të sotme kur tërmeti goditi Shqipërinë.

Deri tani, zyrtarisht është raportuar për 18 persona të vdekur e shumë të tjerë të lënduar. Në mesin e viktimave është edhe një kosovar./Indeksonline/

