75 Mall Live Search
20:06 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / G T

Shumë polemika pas golit të dytë të Barcelonës, Ferran Torres nuk e respekton “fair-play”

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të La Ligas.

Golin për 0:2 e shënoi Ferran Torres në minutën e 23’të, shkruan Indeksonline

Torres shënoi një gol të bukur nga distanca, por që me shumë polemika, pasi lojtari nuk e respektoi fair-play.

Një lojtar i Mallorcas ishte i shtrirë në fushë, pasi ishte goditur në kokë nga topi.

Gjyqtari e kishte “pipin” në gojë, por nuk i ra dhe la aksionin të zhvillohej deri te goli./Indeksonline/