08:30 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shumë rrugë në Komunën e Prishtinës pa ndriçim publik

Shumë rrugë në kryeqytet, sidomos në vendet periferike mungon ndriçimi publik.

Kjo gjë shkakton shqetësim të madh te qytetaret sidomos gjatë sezonit të dimrit duke mos u ndier të sigurt të qarkullojnë gjatë orëve të vona, shkruan Indeksonline.

Edhe pse qytetarët vazhdimisht shprehin shqetësimin e tyre lidhur me këtë gjë, Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë.

Disa nga rrugët më të frekuentuara në Komunën e Prishtinë u mungon ndriçimi i natës sic janë rruga  “ Lekë Dukagjini” në Lagjen Dardania, rruga “Rexhep Luci” në qendër, Parku te Santea, rruga “Mehmet Gradica” në Lagjen Kodra e Diellit, rruga “Shkupi” në Veterrnik një pjesë e rrugës B, rruga “Dalmatet” në Lagjen Dardania, rruga “Taulantia” në Lagjen Ulpiana./Indeksonline/