Shumë shpejt në QKUK do të aplikohet IVF, nisin renovimet në Gjinekologji

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më konkretisht në Klinikën e Gjinekologjisë Obstetrike shumë shpejt pritet të aplikohet Fekondimi in Vitro (IVF).
Përmes një tenderi të publikuar nga Prokurimi, bëhet me dije se tashmë është nënshkruar një kontratë e cila ka për detyrë të bëjë renovimin për Laboratorin e IVF me hapësirat përcjellëse në Repartin e Sterilitetit, në Klinikën e Gjinekologjisë.
Deri më tani, pacientëve u ka kushtuar shumë ky shërbim i vili është kryer vetëm në klinikat private.

Renovimet në këtë objekt do t’i kryejë operatori ekonomik “Temomontimi”, shkruan IndeksOnline.
Vlera e përgjithshme e kontratës ka kushtuar 31 mijë e 245,65 euro, derisa është bërë me dije se punët parashihen të përfundojnë brenda dy muajve.

Ndryshe, metoda e shërbimit IVF vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme për çiftet të cilat nuk mund të bëjnë fëmijë. Për këtë shërbim, me vite të tëra pacientet është dashur tu drejtohen klinikave private ku edhe trajtimi ka qenë i kushtueshëm.
Megjithatë, nuk është dhënë ende ndonjë datë e sakte se kur pritet të ofrohet ky shërbim për pacientet që kanë ndërmend të kryejnë Fekondimin in Vitro, megjithatë gjasat janë që të finalizohet deri në fund të vitit./IndeksOnline/
