16:28 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shumë shpejt pritet të kthehet ngrohja në kryeqytet

Gjatë gjithë ditës së sotme lagjet e kryeqytetit të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit kanë mbetur pa ngrohje.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Termokosi, duke shpresuar që problemi teknik do rregullohet gjatë ditës së sotme.

“Komplet qyteti është pa nxehje, po shpresojmë që gjatë ditës do të rregullohet”, ka qenë përgjigja e zyrës për informim të Termokosit.

Por tani, burime të Indeksonline tregojnë se është rregulluar problemi dhe shumë shpejt pritet që të kthehet në funksionim ngrohja./Indeksonline/