“Shumë, shumë e vështirë”, Vuçiq flet për darkën me Kurtin dhe Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës së tij në Berlin, tha se bisedimet kanë qenë të vështira, por është i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për dialogun Kosovë – Serbi.
Vuçiq thotë se darka joformale e mbrëmshme me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ishte shumë e vështirë.
Tutje, ai tregon se përfaqësuesit gjermanë këmbëngulën se ajo që u nënshkrua në Marrëveshjen e Brukselit duhet të zbatohet, raporton RTS, transmeton Indeksonline.
I pyetur nëse mund të zbulojë disa detaje nga ai takim dhe nëse ka pasur ndonjë ndryshim, Vuçiq është përgjigjur se nuk i pëlqen të flasë për detajet, por se biseda ka qenë “shumë, shumë e vështirë”./Indeksonline/